4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Eksperti britanik: Putin është i dëshpëruar, mund ta godas një bazë të NATO-s

Rekomandime

“Vladimir Putin është gjithmonë e më i dëshpëruar, aq sa mund të mendojë edhe të godasë ndonjë bazë të NATO-s që po furnizon me armatim Kievin”.

Parashikimi i zymtë, që mund të ishte shkëndija e një përhapje globale të konfliktit, vjen nga një zë i dëgjuar nga Londra zyrtare. Bëhet fjalë për Lord Peter Ricketts, këshilltar i parë për sigurinë kombëtare, dhe një nga ekspertet më të mëdhenj të politikës ndërkombëtare në Britaninë e Madhe.

- Advertisement -

Ish-diplomati i karrierës, ambasador dhe ish-kreu i Agjencisë që koordinon shërbimet sekrete britanike, është i bindur që armët që në mënyrë zyrtare ose të fshehtë vendet e NATO-s po i dërgojnë ushtrisë ukrainase po i shkaktojnë dëme të paimagjinueshme ushtrisë së Moskës, duke shtuar irritimin e presidentit rus Vladmir Putin, raporton a2news.

“Mendoj se Kremlini po mendon të kufizojë sa më shumë këtë lum armatimesh që po mban ushtrinë ukrainase. Ajo çka po na thonë rusët zyrtarisht por edhe privatisht është që ato armë po tregohen shume efektive”.

Gjithsesi, lordi britanik shtoi në analizën e tij se lufta “mund të jetë e gjatë edhe disa vite, një plagë e hapur në mes të Europës”, e luftuar në formë të një guerilje në një vend faktikisht të ndarë në dy pjesë dh epa shpresë konkrete për të arritur një marrëveshje mes palëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit