-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zelenski: Macron, hajde shikoje ‘gjenocidin’ rus mbi civilët ukrainas

Rekomandime

Presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky, i ka kërkuar presidentit francez, Emanuel Macron, vizitë në Ukrainë, me qëllim që të evidentojnë vetë “gjenocidin” e kryer nga ushtria ruse në zonat e okupuara prej tyre.

Këto thirrje Zelenski i bëri për presidentin e Francës në mediat amerikane, ku me këtë vizitë i pari francez do të shihte me sytë e tij KRlMET e ushtrisë ruse të bëra mbi civilët ukrainas.

- Advertisement -

Ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se kjo që po ndodhë në Ukrainë është “gjenocid” dhe presidenti rus është krimineI Iufte dhe duhet të thirret në përgjegjësi penale ndërkombëtare për këtë.

E në lidhje me deklarimet e të parit amerikan, kishte shprehur skepticizëm presidenti francez, ku kishte hezituar që t’i quante “gjenocid” KRlMET ruse në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit