Ndërron jetë doktori i njohur nga Gjilani

0
70

Ka ndërruar jetë urologu i njohur nga Gjilani, Dr. Shefqet Mehmeti.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e LDK-së në Gjilan, duke rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të doktorit në shëndetësi.

“Dr. Shefqetin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësinë e Gjilanit, duke qenë njeriu që i vuri bazat në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe u doli në ndihmë pacientëve në çdo kohë e me profesionalizëm të madh për afro pesë dekada”, thuhet në postim, transmeton Express.

Postimi i plotë i tyre:

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.