Spanja ka dërguar një ndihmë shtesë prej 200 tonësh pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë automjete të rënda transporti dhe municione, tha dje kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, gjatë një vizite në Kiev.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, Sanchez tha se “Kjo është dërgesa më e madhe e bërë deri më tani, më shumë se dyfishi që kemi dërguar”.
Një anije e marinës spanjolle e ngarkuar me pajisje u nis nga një port i Spanjës për në Poloni, nga ku ngarkesat do të transportohen në Ukrainë, tha ai.
El jefe del Ejecutivo, @sanchezcastejon, está hoy en Kyiv para trasladar a Ucrania la solidaridad y el compromiso del pueblo español.
Aquí puedes ver la rueda de prensa que ha ofrecido junto al presidente @ZelenskyyUa 👇 https://t.co/gHRjEJHPoo
— La Moncloa (@desdelamoncloa) April 21, 2022
Anija mbart 30 kamionë, disa mjete speciale të rënda të transportit dhe 10 automjete të vogla të ngarkuara me material ushtarak që do të transferohen në Ukrainë.
Sanchez tha gjithashtu se Spanja do t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hetojë KRlMET e dyshuara ruse të Iuftës në Ukrainë dhe se planifikon të dërgojë hetues për KRlMET e Iuftës.
Gjatë të njëjtit konferencë, homologia daneze, Mette Frederiksen, tha se vendi i saj do të rrisë kontributin e armëve në Ukrainë me 75 milionë euro.
Especialmente emocionado al constatar la fortaleza del presidente @ZelenskyyUa y, con él, la de todo el pueblo de Ucrania. pic.twitter.com/fRbSBGSb9Y
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) April 21, 2022