7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I riu nga Malisheva që vdiq në akisident, sot pritej të niste punën si këshilltar i ministrit

Rekomandime

Mbërmë në një aksident të rëndë trafiku ka vdekur Albert Krasniqi, i cili sot kishte edhe ditën e parë të punës si këshilltar i Minsitrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

- Advertisement -

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka treguar se Alberti sot pritej të niste punën në Ministri si këshilltar politik i tij.

“Albert sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë”, ka shkruar Ministrit Krasniqi.

Ky aksident ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Trepezë të Malishevës, me ç’rast i kushtoi me jetë Krasniqit.

Për vdekjen e Albert Krasniqit ka shkruar edhe edhe zëdhënësi i kësaj partie Leotrim Berisha.

“Në vend të urimit, sot po lutemi për shpirtin e Albertit! Vdekja tragjike e tij na ka prekur të gjithëve. Alberti dje pas takimit me kryetarin Limaj rreth orës 17:00, hyri në zyre dhe na ftoi për kafe të gjithëve që ishim aty. Sot në vend që ai të fillonte një rrugëtim të ri, iku nga kjo botë. Do të të kujtomë përherë! Ngushëlime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Albertin” ka shmruar ai./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit