Një avion transporti ushtarak ukrainas, i tipit An-2, është rrëzuar në rrethin Volyanskiy.
Avioni sipas raportimeve ishte duke kryer një fluturim teknik. Mësohet se si pasojë e përplasjet ka pasur viktima, ndërsa nuk përcaktohet numri i tyre.
Avioni AN-26, avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, njoftoi administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia.
Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar. Informacione të tjera priten në vijim.
Kujtojmë se Rusia ka intensifikuar suImet e saj në Lindje të Ukrainës. Ata tanimë po sulmojnë rajonin e Donbasit, ndërsa një tjetër objektiv është Mariupoli. Qyteti port është i rrethuar prej ditësh dhe e vetmja pjesë e qytetit që po mbetet ende e pa pushtuar prej tyre është fabrika e çelikut.