2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vriten dy aktore të mitura në Ukrainë nga suImet ruse

Rekomandime

Dy aktore të mitura, të cilat performonin në teatrin e Mariupolit para nisjes së bombardimeve shkatërruese të Rusisë, kanë vdekur, ka konfirmuar këshilltari i kryetarit të qytetit, Petro Andryushchenko.

- Advertisement -

“Lufta merr më të mirët. Dy vajza, dy aktore sharmante, Elizaveta dhe Sonya, kanë vdekur në Mariupol”, ka thënë ai.

Të dyja ato kanë luajtur role në disa filma të njohur nga përrallat klasike.

Një sulm ajror rus kishte shkatërruar teatrin me 16 mars, që është vlerësuar si krim lufte. Deri në 300 civilë kanë vdekur, përderisa qindra – kryesisht gra dhe fëmijë – janë strehuar në bodrum gjatë asaj kohe.

- Advertisement -

Nuk është ende e qartë nëse dy vogëlushet u vranë në atë sulm, shkruan BBC.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar se ka targetuar civilët dhe ka pretenduar – pa dëshmi – se Ukraina ka fabrikuar atë si dhe incidente të tjera. Shumica e Mariupolit është shndërruar në një rrënojë të madhe pas suImeve të përsëritura ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit