Para disa ditësh, në oborrin e QKUK’së u suImuan tre mjekë nga qentë endacakë, lajm i cili bëri bujë në Kosovë e sidomos në Prishtinën duke qenë se problemi me qentë e rrugëve ende nuk po mund të zgjidhet në kryeqytet.
Pas suImit pati reagime të shumta, e njëri ndër ta ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tregoi se qeni që e ka kryer suImin është “në mbajtje.
Komentet e Ramës u bënë virale dhe u shndërruan në objekt përqeshje, por familja e njërës prej viktimave ndjehet e fyer nga komentet e kryetarit.
Demë Shehu, vëllai i njërës nga doktoreshave që u suImua, pati një reagim të gjatë në Facebook.
“Nuk e di nëse e ke dëgjuar vetën tënde se me çfarë qëndrimi ke dalur mbrëmë dhe u prononcove para mediave për tragjedinë e ndodhur në oborrin e Spitalit të Prishtinës,ku vazhdimisht Mjekët suImohen nga qentë endacakë”, ka thënë ai në Facebook.
Reagimin e tij të plotë mund ta gjeni më poshtë.