7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Britania me pako tjetër të ndihmave për Ukrainën dërgon 22 ambulanca dhe 40 makina zjarrfikëse

Rekomandime

Mbretëria e Bashkuar do t’i sigurojë Ukrainës ambulanca të reja, motorë zjarri, pajisje mjekësore dhe financime për ekspertët e shëndetësisë në një përpjekje për të ndihmuar ekipet e urgjencës në vend të merren me pasojat e suImeve ruse.

Sipas Sky News, 22 ambulanca të reja do të nisen për në Ukrainë në ditët në vijim për t’iu bashkuar më shumë se 40 makinave zjarrfikëse të cilat tashmë janë dërguar atje.

- Advertisement -

“Ne të gjithë jemi të tmerruar nga imazhet e spitaleve të shënjestruara qëllimisht nga Rusia që nga fillimi i pushtimit mbi dy muaj më parë. Ambulancat e reja, motorët e zjarrit dhe fondet për ekspertët e shëndetit të shpallura sot do të pajisin më mirë popullin ukrainas për të ofruar kujdes jetik shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë”, -tha kryeministri Boris Johnson.

Qeveria do të japë gjithashtu 300,000 paund për ndihmën mjekësore, që të ndihmojnë ata të trajnojë mjekë dhe infermierë ukrainas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit