-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haliti kërkon komisionin hetimor për rrymën: Kush është për burg, shkon në burg

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka propozuar që të miratohen të dy komisionet hetimore parlamentare për çështjen e energjisë elektrike, që po diskutohen sot në Kuvend.

Haliti tha se mund të hetohen të gjitha dhe “kush është për burg, shkon në burg”.

- Advertisement -

“Unë nuk e kam ditë që i dini të gjitha. Dhe mua po më vjen keq që nuk kanë shku këta që i dinë të gjitha këto keqpërdorime në prokurori dhe s’kanë kërkuar komisionie hetimore edhe më herët”, tha Haliti pasi e dëgjoi deputetin e LVV-së, Halil Thaçi, i cili foli për keqpërdorime në këtë sektor.

Për Halitin nuk ka pengesë që të formohen të dy komisionet, edhe ai i propozuar nga pushteti, edhe ai i propozuar nga opozita.

“Ta votojmë këtë komisionin që e kanë kërkuar deputetët me 40 nënshkrime, ta qesim në votim edhe komisionin tjetër le të formohet prej drojtorit të parë të KEK-ut, qysh e ka pasë emrin… Ilaz Kurteshit… Prej kohës së Ilaz Kurteshit hetohet kush çka ka marrë, çka ka hangër, çka ka ble, krejt.. votoni, s’ka naj problem. Kush është për burg, shkon në burg, kur është për me nejtë jashtë, rri jashtë”, tha ai.

- Advertisement -

Haliti tha se askush nuk duhet të mbrohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit