3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vuçiq: Kam marrëveshje me QUINT’in që të mos publikoj dokumentin, asnjë milimetër s’kemi lëvizur për targat

Rekomandime

Pas takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT’it, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë para mediave se ka bërë marrëveshje me ta që të mos e publikojë dokumentin që ia kanë dorëzuar. Por, ajo që zbuloi ishte se nuk ka lëvizje “as një milimetër” në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të targave.

Sipas Vuçiqit, edhe partnerët perëndimorë janë të shqetësuar se mund të ketë tensione sërish në veri të Kosovës.

- Advertisement -

“Nuk jemi as një milimetër më afër zgjidhjes”, tha Vuçiq.

Siç raporton Tanjug, “Vuçiq nuk mundi t’i zbulojë detajet e dokumentit të dorëzuar nga ambasadorët më herët gjatë ditës së sotme, duke shtuar se marrëveshja ishte të mos publikohej ai dokument, por gjithashtu deklaroi se partnerët perëndimorë janë të shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi në terren”.

I pyetur nga një gazetar në Leskovc se çfarë shkruhej në dokumentin që mori nga QUINT, Vuçiq u përgjigj se marrëveshja nuk ishte për ta publikuar atë, por “sigurisht që kishte të bënte me Kosovën dhe bisedimet tona”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit