10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Fillojnë provat e vaksinës kundër koronavirusit me spërkatje në hundë

Rekomandime

Hulumtuesit në Australi po fillojnë provat klinike të një lloji të ri vaksine kundër COVID-19 – një spërkatës në hundë. Shkencëtarët në Brisbane besojnë se trajtimi mund të jetë më i efektshëm kundër virusit sesa vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizerit dhe se do të mundësonte vaksinimin e pacientëve që kanë frikë nga gjilpërat.

- Advertisement -

Pavarësisht fushatave të bashkërenduara të shëndetit publik, programi i vaksinimit në Australi ka qenë i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera.

Australia është përballur me probleme të furnizimit, ankesa për planifikim të dobët nga ana e qeverisë ndërsa niveli relativisht i ulët i rasteve të koronavirusit ka rezultuar në vetëkënaqësi dhe hezitim në komunitet.

Australia po përshpejton fushatën e saj të imunizimit. Në të ardhmen, vaksinat mund të administrohen më lehtë – si një spërkatës në hundë i krijuar për të “sulmuar virusin” ndërsa ilaçi hyn në trup.

- Advertisement -

Dr. Paul Griffin, drejtor mjekësor në Rrjetin Nucleus, një organizatë kërkimore që po fillon provat e terapisë me spërkatësin në hundë, tha se ndërsa ilaçet e tjera kryesisht mbrojnë kundër shfaqjes së simptomave të rënda të COVID-19, kjo vaksinë synon të zvogëlojë rrezikun e infeksionit.

Një komision i pavarur i etikës në Australi ka miratuar provat klinike. Studiuesit thonë se spërkatësi në hundë mund të jetë i disponueshëm brenda një ose dy vitesh./VOA/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit