14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pse Serbia është më e fortë se Shqiptarët?

Rekomandime

Sepse ka me vete Rusinë?
Se edhe Kina i qëndron më afër?
Sepse me shumicën e vendeve kryesore evropiane ka marrëdhënie të kahershme e të ngushta?

- Advertisement -

Sepse kapitali i shteteve arabe me shumicë derdhet në Serbi?
Sepse edhe Amerika në një moment (shih Grenellin!) më shumë mund ta mirëkuptojë Serbinë se sa Shqiptarët?

Nuk janë të parëndësishme të gjitha këto, dhe shumë të tjera që mund të renditen si pyetje, por arsyeja kryesore pse Serbia është më e fortë se Shqiptarët është:

Historia nuk njeh ndonjë burrështetas apo ushtarak serb që të ketë tradhtuar Serbinë në dobi e në favor të Shqiptarëve e të Shqipërisë!

- Advertisement -

Ndërsa ka një shekull qyshse Serbia ka pasur në krahë të saj tradhtinë kontinuitive të elitës shqiptare. Kjo atë e bën më të fortë edhe në raportet e ndërsjella, edhe në raportet ndërkombëtare.

Edhe sot, njëzetë e sa vjet pas tërheqjes së soldateskës e të administrimit serb nga Kosova, Serbia këtu është e pranishme, e përfaqësuar dhe e infiltruar deri në majat më të larta të Republikës!

- Advertisement -

Salih Kabashi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit