3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

VIDEO/ Putini me sëmundjen e Hitlerit? – Lideri rus shfaqet duke çaluar në paradën e Ditës së Fitores

Rekomandime

Nuk është hera e parë qe flitet për shëndetin e liderit rus, Vladimir Putin ka kohë që spekulohet. Së fundmi, një tjetër video i ka përforcuar këto zëra dhe bëhet fjalë për një sinkron të shkëputur gjatë paradës së Ditës së Fitores, të zhvilluar këtë të hënë.

Në videon e publikuar nga “Daily Mail”, shfaqet 69-vjeçari duke çaluar e më pas, ulet përbri veteranëve të luftës. Për herë të parë mbi shëndetin e Putinit u spekulua rreth para 2 v0iteve. Asokohe u tha se Putini ishte operuar nga kanceri.

- Advertisement -

Valery Solovei, një analist politik dhe kritik i shquar i Putinit, filloi të përhapte thashethemet në fund të vitit 2020, duke sugjeruar gjithashtu se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Thashethemet tërhoqën aq shumë vëmendje, sa që propaganda e Kremlinit u detyrua t’i mohonte kategorikisht ato. Por, spekulimet janë rikthyer sërish në fillim të luftës. Bëhet fjalë edhe për pamjet kur Putini është duke u takuar me Aleksandër Lukashenkon dhe para se të ndodhte ky takim, atij i dridhen duart dhe këmbët.

Dridhja është një nga simptomat kryesore të Parkinsonit – një gjendje nga e cila mendohet se ka vuajtur Hitleri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Ndërkaq, për të qëndruar në zhvillimet e fundit të Ditës së Fitores, u tha se Putini do t’i shpallte luftë Ukrainës, por në fakt nuk rezultoi kështu. Lideri rus tha se u detyrua të kryente operacionin ushtarak atje, duke shtuar se NATO po i kërcënonte duke u zgjeruar shumë pranë kufijve të tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit