10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vuçiq i ka shpallur Iuftë Shaip Kamberit, merret vendimi që të përsëriten zgjedhjet në Tërrnoc

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksander Vuciq dhe vartësi i tij në pushtet Ivica Daciq i kanë shpallë Iuftë Shaip Kamberit nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.

- Advertisement -

Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd ka shqyrtuar kërkesën e SPS-së së Daçiqit dhe ka vendosur që të përsërisin zgjedhjet në Tërnoc aty ku një javë më parë Kamberi fitoi votat që ia mundësuan rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka thënë se Vuciq e Daciq po vazhdojnë t’i përjashtojnë shqiptarët nga institucionet shtetërore.

“ushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit. Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit”, ka shkruar Kamberi.

- Advertisement -

Ai ka thënë se mekanzimat shtetërorë të SNS dhe SPS po përfshihen edhe në përjashtimin e shqiptarëve nga vendimmarrjet në komunat e Luginës.

“Keqpërdorimi i mekanizmave shtetëror nga SNS dhe SPS të Qeverisë së Serbisë për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore po shoqërohet paralelisht me përfshirjen e tyre në vendimmarjet e Komunave të Luginës. Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione. Në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit