18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Skenari që ia grabiti Kosovës disa miliardë euro

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Ishte viti 2008. Ndërmarrjeve Publike po u shkruhej skenari: Të barteshin në qeveri apo të krijohej një agjenci e eskpertëve që do të menachonin me pronën me të vlefshme publike.

Fitoi skenari i parë falë lobimit ë fuqishëm, sidomos nga disa gazetarë të caktuar.

Pjesë e kapitullit të parë ishte krijimi i një trupe parapolitike- mafioze e cila do të vendoste për çdo gjë. Pra, ata vendosnin ku të harxhoheshin paratë, kush do ti fitonte tenderat, kush do të punësohej e kush do të avancohej. Çdo gjë.

- Advertisement -

Një pasuri që gjeneronte 500 milionë euro në vit, kishte destinim përfitime marramëndëse për grupin mafioz e shkatërrim të pronës publike.

U keqmenaxhuan skajshëm mbi 6 miliardë euro.

- Advertisement -

Ashtu edhe ndodhi.

Sot, 12 vjet pas duhet bërë një auditim i thellë i operimit të ndërmarrjve publike.

Aty do të del në pah kush ishte pjesë e grupit mafioz. Është shumë e lehtë. Vetëm të hulumtohet si u shpenzuan paratë dhe kush përfitoi. Do të kuptohet menjëherë se ishin kompani përafërsisht të njënta që merrnin ajkën vazhdimisht. Të hulumtohet shpenzimi i tenderêve 50 milionësh. Do të kuptohet menjëherë se ai shpenzim nuk i duhej një ndërmarrje, por ishte bërë të perfitonte grupi mafioz. Shpenzime të tilla e goditnin keq secilën ndërmarrje. Ky është keqmenaxhim e për të dënimet jane me dhejtaëra vjet burg.

Pjesë e auditimit duhet të jenë edhe lobingjet. Pse u lobua, kush përfitoi dhe çka pasoi. Do të kuptohet se në këto ndërmarrje si pasojë vazhdimisht janë punësuar njerëz nga struktura të njëjta, familjarë të grupit mafioz apo vartës. Nuk ka pasë shans të punësohet dikush tjetër.

Duhet të hulumtohet përmes auditit, ato punësime pa kriter cka patën efekt. Do të kuptohet se efekti ka qenë degradues e shkatërrues për ndërmarrjen. Sërish keqmenaxhin dhe sërish burg për të gjithë të involvuarit.

Duhet të hulumtohet edhe si u caktuan njerëzit në pozita dhe si punuan pastaj me duar e këmbë vetëm për interes të grupit mafioz, duke e shkatërruar ndërmarrjen. Sërish keqmenaxhim dhe sërish burg.

Vetëm kështu mund të pastrohemi nga e kaluara mafioze dhe të ecim përpara. Ndryshe, kemi me punu të gjithë sërish për ata mafiozë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit