11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Parashikimi i analistit: S’ka zgjedhje, kjo duhet të jetë qeveria e ardhshme

Rekomandime

Përpos krizës në shëndetësi, në të cilën gjendet e gjithë bota, për shkak të pandemisë së koronavirus, në Kosovë ka edhe krizë politike.

Në këtë gjendje u rrëzua dhe Qeveria Kurti dhe partia fituese thotë se duhet shpallur zgjedhjet e reja, ndërsa partitë tjera duan një qeveri gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

E në anën tjetër, presidenti i ka kërkuar Vetëvendosjes emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Rexhep Shahu

Se si duhet të veprohet në këtë rast, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se duhet respektuar Kushtetuta dhe se zgjidhja do të ishte një qeveri teknike. e pas pandemisë të mbahen zgjedhjet.

“Unë mendoj që së pari duhet zbatuar Kushtetuta. Nuk mund të bëhet vetëm ashtu si thotë apo kërkon VV por si thotë Kushtetuta e Kosovës. Për mendimin tim duhet bërë një qeveri teknike me gjithë partitë. Në kohë të qetë kur të ikë pandemia dhe të derdhet inati e urrejtja prej enës së vet, bëhen zgjedhjet e reja”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Sipas Shahut, nuk është e pranueshme të ketë një qeveri që e ka pakicën.

“Gjendja e tanishme kur një parti politike si VV që nuk ka fituar as çerekun e votave të parlamentit dhe vetëm 12 për qind të votave të popullit dhe qeverisë vendin, kjo nuk është e pranueshme në vendet demokratike pasi një pakicë fare e vogël qeverisë e vetme. Pushteti gjithmonë korrupton”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit