3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qindra banorë të Klinës protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos

Rekomandime

Mbi 300 banorë të Klinës kanë protestuar në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës së çimentos.

Banorët që po e kundërshtojnë ndërtimin e kësaj fabrike, thonë se ndërtimi i saj do të shkaktonte ndotje të madhe të rajonit të Dukagjinit.

- Advertisement -

Pankartat ishin me mbishkrime të ndryshme si “Stop Ndotjes”, “Mos ndërhyni në tokën tonë”, “Fabrika e Çimentos, jo në Klinë”, “Të parët na e lan këtë tokë”, e të tjera.

Protesta ka moton “Klina lule Dukagjini, e jo kancer i Dukagjinit”.

Rraci tha se organizimin e kanë marrë përsipër që nga momenti kur institucionet lokale hanë hequr dorë për mbrojtjen e ambientit në Klinë.

- Advertisement -

Kësaj proteste i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha si dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ku kjo e fundit është edhe kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja Pacolli, u tha protestuesve se janë duke e përcjellë këtë proces dhe se po bashkëpunojnë me Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Bujqësisë për të gjetur zgjidhje.

- Advertisement -

Ajo tha se të hënën Qeveria do ta ketë një vendim.

“Çdo investim duhet të jetë investim që siguron të ardhmen e fëmijëve. Nuk duhet të na keqkuptojë askush. As ju si banorë as ne në Parlament nuk jemi kundër zhvillimit. Jemi për mjedis të shëndetshëm”, ka thënë ajo gjendur në mesin e protestuesve.

E deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se është ndalur te protestuesit për t’u treguar se janë në krah të tyre.

“Fabrika nuk mund të ndërtohet aty ku e bën vendin e pabanueshëm. E kemi çliruar me gjak, duhet ta ndërtojmë me pastërti”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit