“Unë jam ateist”, thotë Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), të shtunën në emisonin “Prizma” të T7.
Megjithatë, ai thotë se është për liritë fetare brenda asaj që mundëson sekularizmi.
“PSD-ja është subjekt sekularist, më larg sesa laicitetit“, ka thënë ai.
Molliqaj refuzon që çështja e shamisë të lidhet Islamin Politik.
“Bartja e shamisë është e drejtë“, ka thënë Molliqaj, por refuzon mësim-besimin fetar në shkolla.
Gjatë diskutimit Molliqaj ka thënë se është pro të drejtave universal të njeriut, duke nënkuptuar edhe bartjen e mbulesës islame.
Por thotë se nuk duhet të tolerohen hoxhallarët që predikojnë diskriminim. Sipas tij liria e shprehjes nuk nënkupton “liri absolute”.