22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri shfaqet si pro-rus në Facebook, përkrah haptas agresionin e Putinit në Ukrainë

Rekomandime

Ndonëse e gjithë bota po e cilëson Rusinë si agresor e Ukrainën viktimë, Gazmend Pula, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri po e përkrahë haptazi Rusinë.

- Advertisement -

Kjo vërehet sapo të hysh në profilin e ish-ambasadorit në Facebook. Pula mbështet haptaziAll Posts Rusinë, teksa shpërnda secilin shkrim pro-rusë.

Në njërin nga shkrimet e tij ai ka shpërndarë një video ku shihen trupa ruse në krye me kreun e republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov. Teksa i gëzohen pushtimit të Mariupolit (qytet në Ukrainë).

“Trupat çeçene të Ramazan Kadyrov festojnë çlirimin e Mariupolit”, thuhet në videon e shpërndarë nga ish-ambasadori.

- Advertisement -

Ndërkohë në postimin e 7 prillit, Pula ka shpërndarë televizionin rus, “Russia Today TV”, duke thënë se “mund ti ndalin rrjetet sociale, por nuk mund ta ndalin të vërtetën”.

- Advertisement -

Teksa bën thirrje që të ndiqet ky televizion në platforma të ndryshme. Televizion ky që shquhet për propagandë e dezinformat.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka ndaluar mediat ruse të lajmeve Russia Today dhe Sputnik. Lajmin në muajin shkurt e bëri të ditur kryediplomati, Josep Borrell.

Bllokimi sipas Borrell po bëhej në mënyrë që të ndalohet e të luftohet dezinformimi rus.

“Sot ne po ndërmarrim një hap vendimtar për të mbyllur transmetimin për manipulimin e informacionit të rusëve në Evropë, duke ndaluar transmetimin e Rusisë Sot dhe Sputnik në Bashkimin Evropian”, tha Borrell përcjell Insajderi.

Përkrahja pro Rusisë e ish-ambasadorit vërehet edhe përmes komenteve që bën me ndjekësit e tij.

Në videon ku ka shpërndarë kreun çeçen, ku shihet me ushtarë rusë teksa festojnë për siç thonë ata “çlirimin” e Mariupolit ai ka polemizuar replikuar me ndjekësit e tij. Njëri nga komentet që bie në sy është ai ku shihet si ish-ambasadori i Kosovës del haptazi kundër frymës amerikane.

Sipas tij Ukraina është një vend i shkretë e që ndodhën në këtë situatë për shkak të amerikanëve. Apo siç i quan ai “skifterët oligarkiko neokon të kompleksit ushtarako industrial Amerikano-hebrejit në luftë”.

“…për qëllime dhe nevoja të veta të tentim dominimit imperial të vazhduar të botës, në këtë fazë duke e futur Ukrainën në gojë të Arushës ruse, duke ja deleguar luftën mercenare kundër Rusisë…!”, ka shkruar ai.

E fajin për shkatërrimin e Ukrainës sipas ish-ambasadorit nuk e ka Rusia. Por liderët e Ukrainës duke nisur nga presidenti, Volodymyr Zelenski, i cili që nga dita e parë e konfliktit ka qëndruar në krye të shtetit të tij.

“Së bashku me ato kukullat e tyre si Zelenski, Poroshenko, Timoshenko, Jushqenko, Kuchka, etj etj që e shkatërruan shtetin dhe popullin e Ukrainës”, thuhet në komentin e tij.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara sot kanë ndarë 332 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën nga 770 sa ndanë gjithsej.

Më poshtë gjeni disa nga shkrimet e shpërndara nga Gazmend Pula, ku shihet teksa ky i fundit i quan mercenarë ushtarët Ukrainas që po luftojnë për vendin e tyre.

Gazmend Pula ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Shqipëri në vitet 2009-2010. Dha dorëheqje për shkaqe shëndetësore.

“Në aktin e dorëheqjes, z. Pula njofton Presidentin se dorëheqja bëhet për shkaqe shëndetësore”, thuhej në njoftimin e datës 23 gusht 2010.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit