22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

​Haradinaj për Osmanin dhe Kurtin: A kanë kufijë moral këta

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtruar duke përmendur disa cështje në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka pyetur se ku janë kufijtë moral të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Haradinaj ka shkruar në Facebook se presidentja duhet të sqarojë se me çfarë motivacioni i ka dhënë shtetësinë ambasadorit Martin Berishaj, me procedura të përshpejtuara dhe a i ka lënë kohë të mjaftueshme AKI-së për të verifikuar aktivitetin e ambasadorit.

“Përderisa kryeministri Kurti e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze të nivelit ballkanik, dhe duke pasur parasysh se pronari i saj, sipas tij, është nip i Jovica Stanishiqit, shefit famëkeq të sigurimit serb, cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo kompani, sapo erdhi në pushtet?

A janë në dijeni Presidentja dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transakcionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit?

- Advertisement -

A është pikërisht frika se po zbulohet ky skandal, shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë?

A po pengohen organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit në këtë skandal? Ku janë kufijtë moral të Kryeministrit dhe Presidentes.

- Advertisement -

Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moral këta”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit