Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për 75 civilë, Mehaj: Të gjithë të interesuarit për t’i shërbyer atdheut të aplikojnë

0
88

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në institucionin të cilin drejton, së shpejti do të hapet konkurs për 75 civilë.

Sipas Mehajt, pozitat do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore.

Pozitat për të cilat do të hapet konkurs janë:

1. Mjek specialist

2. Infermier

3. Asistent i Stomatologjisë

3. Biokimist

4. Psikolog/Psikolog Klinik

4. Teknik i Veterinarisë

5. Zyrtar Ligjor

6. Specialist për mbrojtje kibernetike

7. Zhvillues i Sistemeve

8. Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)

9. Menaxher i Web Faqes

10. Zyrtar për Mirëqenie

11. Zyrtar për cilësi

12. Teknik i ushqimit

13. Hidroinxhinier

14. Inxhinier i Ndërtimtarisë

15. Zjarrfikës

16. Mekanik

17. Inspektues i derivateve

18. Ligjërues/Instruktor i vozitjes

“Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane. Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të mbështes tranzicionin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional që përmbush standardet Euro-Atlantike” ka shkruar Mehaj në facebook.

Ai ka ftuar të gjithë të interesuarit për t’i shërbyer atdheut që të aplikojnë kur të hapen konkurset.