11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Infektologu kosovar jep lajmin e frikshëm, Kosova rrezikohet nga paraqitja e rasteve të lisë së majmunëve

Rekomandime

Kohëve të fundit një virus i njohur si ‘Lia e Majmunëve’, e ka vënë botën në alarm.

Kjo pasi që, e gjitha bota ende po përballet me pasojat që u shkaktuan nga pandemia Covid -19. Pasoja të cilat shkaktuan vdekje të shumta rreth globit, por edhe dëme të mëdha ekonomike tek shtetet për shkak të izolimit të vendeve, diçka që ishte i domosdoshëm të vihet në zbatim.

- Advertisement -

Por çfarë është Lija e Majmunëve?

Lija e Majmunëve, është një virus i cili shkakton simptoma të etheve duke shfaqur edhe gunga në trup, virus i cili gjendet kryesisht në Afrikë. Megjithatë disa raste tani janë shfaqur edhe në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesë të tjera të botës.

Rreth këtij virusi të ri, rrezikshmërisë që ai shfaq për njerëzit dhe sa rrezikohet Kosova që të preket nga ky virus, ka folur Shemsedin Dreshajn, infektolog.

- Advertisement -

Dreshaj, tha se Kosova rrezikohet që preket nga virusi i ri, pasi që në jetojmë në periudhën e globalizimit, por sa i përket rrezikut për jetën e njerëzve, Dreshaj, tha se nuk sheh rrezik.

“Kosova është e rrezikuar, tash jemi në periudhën e globalizimit. Por unë nuk parashoh ndonjë rrezik të madh pasi sëmundja ka ecuri relativisht të lehtë”, tha infektologu.

- Advertisement -

Sa i përket mundësisë së një izolimi të ri si në rastin e Covid-19 dhe shpërndarjes së virusit tek njerëzit, Dreshaj tha se, nuk mendon se do të ketë izolim. Ndërsa për shpërndarjen tha se një nga mënyrat e shpërndarjes është përmes kontaktit.

Është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ajo që ka reaguar rreth këtij virusi.

OBSH ka paralajmëruar se për mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë. Kjo për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.

“Teksa hyjmë në periudhën e verës në rajonin evropian, me festa masive, festivale dhe ndenja të ndryshme, jam i shqetësuar se përhapja për mund të rritet ndonëse rastet e identifikuara tani janë në mesin e atyre që janë përfshirë në aktivitet seksual dhe simptomat janë të panjohura për shumë njerëz”, ka thënë drejtori i OBSH-ë për Evropën, Hans Kluge përmes një deklarate.

Megjithatë, edhe pse rastet mund të rriten, shkencëtarët nuk presin një përhapje të këtij virusi, siç kemi pasur rastin e Covi-19. Kjo për arsyen se, virusi- Lija e Majmunëve nuk përhapet lehtë sikurse Covid-19.

Pavarësisht kësaj, OBSH ka thënë se rastet e fundit janë të pazakonshme, sepse pothuajse të gjithë individët e prekur nga virusi, nuk kanë pasur histori të udhëtimit në zonat ku lia e majmunëve është endemike, por edhe për shkakun se rastet janë duke u identifikuar tek burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit