-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vetura godet një 10-vjeçare në Skenderaj, dërgohet në spital

Rekomandime

Sot rreth orës 15:00 në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skenderajt, një veturë ka goditur një 10-vjeçare.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur pasi vetura e cila po drejtohej nga një 48-vjeçar, ka goditur me pjesën e përparme vajzën e mitur e cila në ato momente po kalonte rrugën.

- Advertisement -

Si pasojë e goditjes, 10-vjeçarja ka marrë lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj ku i është dhënë ndihma e parë e më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.

Media mëson se gjendja shëndetësore e vajzës është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit