Turqia dhe Greqia janë në një situatë tensioni në një kohë kur turqit kërkojnë çmilitarizimin e ishujve përballë tokës turke ashtu siç ishte parashikuar në Traktatin e Lozanës.
Pak ditë më parë, grekët theksuan se ishin të përgatitur për çdo skenar sa i përket Turqisë, përfshi edhe përballjen e armatosur në ishuj duke bërë ushtrinë gati, ndërkohë që politika dhe media në Turqi janë duke përgatitur qytetarët për ngjarjet që mund të vijojnë.
Greqia ka bërë disa blerje të mëdha në lidhje me infrastrukturën ushtarake së fundmi duke sfiduar jo pak Turqinë. Nisur nga situata në fjalë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Christos Argyriou ka theksuar për mediat lokale se nëse ndodh që “ushtria turke kalon vijën e kuqe me Greqinë, ajo nuk do të ekzistojë më në gjendjen e tanishme në të ardhmen”.
Sipas tij, ushtria turke është e fuqishme, por edhe grekët janë forcuar shumë vitet e fundit dhe një luftë mes tyre do të bëntë që Turqia të pësonte kosto të mëdha.