24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Eksperti britanik: Ofensiva ruse në Donbas pritet të arrijë kulmin në javët e ardhshme dhe opsionet e Putinit nuk duken fare të mira

Rekomandime

Ofensiva ruse në rajonin separatist të Donbasit në Ukrainën lindore po “ndërtohet” dhe pritet të arrijë kulmin në dy deri në tre javët e ardhshme, sipas analistit britanik të mbrojtjes, Michael Clarke.

Gjatë analizës së tij për Sky, Clarke tha gjithashtu se ajo që do të ndodhë nga tani deri në fund të këtij muaji do të përcaktojë se sa hapësirë ​​për manovrim ka presidenti Vladimir Putin dhe cilat janë opsionet e tij ushtarake në pushtim – pasi deri më tani “ato nuk duken tmerrësisht të mira”.

- Advertisement -

Profesor Clarke tha se Putin ka filluar të kuptojë se opsionet e tij po bëhen “mjaft të kufizuara” sepse në fjalimin e Ditës së Fitores të së hënës në Moskë “ai nuk tha asgjë se çfarë tjetër mund të arrijë Iufta”.

Rusia po fokusohet në ‘çlirimin’ e Donbasit si pjesë e ‘operacionit të saj special ushtarak’ pas tërheqjes nga veriu i Ukrainës më herët gjatë Iuftës pas rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Separatistët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, të cilat së bashku përbëjnë Donbasin dhe Putin dëshiron që ai rajon të jetë tërësisht në duart e pro-rusëve.

- Advertisement -

Më tej, profesori Clarke tha se ukrainasit kanë nisur kundërsulme lokale dhe ata kanë filluar t’i mbajnë rusët në vende të caktuara dhe t’i shtyjnë ata prapa, veçanërisht më në veri në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit.

- Advertisement -

Ai tha se ukrainasit tani do të duhet të vendosin nëse do të gërmojnë dhe të përpiqen të shkojnë kokë më kokë me forcat e Putin dhe të mbrojnë çdo pozicion sa më ashpër të jetë e mundur.

Nga Ukraina raportohet se forcat mbrojtëse të vendit janë duke iu afruar çdo ditë e më tepër kufirit me Rusinë, ndërsa kundërofensiva ukrainase vazhdon t’i zmbrapsë rusët jo vetëm në Kharkiv por edhe në disa qyteza të tjera më të vogla përgjatë rajonit të Donbasit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit