-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kryediplomati austriak nesër në Prishtinë, takon dy liderët e Kosovës dhe Gërvallën

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, nesër ( e martë) do të vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

- Advertisement -

“Temë e diskutimit do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar për RTKlive zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, zonja Gabriele Juen.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, zonja Gabriele Juen, theksoi gjithashtu se në agjendë janë edhe një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë si dhe ushtarët e Austrisë, që shërbejnë në kontingjentin e KFOR-it në Kosovë.

“Temë e takimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj Iufte në Ballkanin Perëndimor” tha për RTKlive zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Gbariele Juen.

- Advertisement -

Austria është angazhuar vazhdimisht për proceset euro-integruese të vendeve të Ballkanit dhe i ka inkurajuar vazhdimisht ato.

Ndryshe javë më parë në Prishtinë u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkoi kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit