8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Eksperti amerikan mesazh Kurtit për ‘Open Ballkan’ – këto janë 3 kushtet që duhet t’i vendosë Kosova

Rekomandime

Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën javën e kaluar në Ohër, në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’.Këtë herë morën pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnja, edhe pse ende nuk i janë bashkuar zyrtarisht kësaj nisme.

Megjithatë, të dyja shtetet kanë ndryshuar qëndrim lidhur me këtë iniciativë.Kosova është i vetmi shtet që po e kundërshton ‘Open Balkan’, derisa është quajtur ide serbo-ruse.

- Advertisement -

Por, a duhet apo jo Kosova t’i bashkohet kësaj nisme dhe a është e mirë për Kosovën?Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e New York-ut, Alon Ben Meir, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se ideja e Ballkanit të Hapur është e mirë, derisa fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe derisa e mbështetë SHBA dhe BE, kjo duhet të merret parasysh nga kryeministri Kurti e të mos refuzohet.

“Unë besoj se ideja e Ballkanit të Hapur është një ide e mirë përderisa fokusi do të jetë në zhvillimin ekonomik. Fakti që SHBA-ja dhe BE-ja e mbështesin këtë iniciativë duhet të merret parasysh nga kryeministri Kurti dhe të mos refuzohet pa dashje, veçanërisht nëse Kosova përfiton nga anëtarësimi në një “aleancë të tillë ekonomike””, thotë ai.

Profesori amerikan vlerëson se ‘Open Ballkan’ nuk bie ndesh me Procesin e Berlinit dhe se nëse do të ishte ashtu, nuk do të përkrahej nga BE.

- Advertisement -

“Kjo nismë nuk bie ndesh me procesin e Berlinit të mbështetur nga BE dhe në një farë mënyre mund ta komplimentojë atë. Në fakt, nëse do të binte në kundërshtim me procesin e Berlinit, BE-ja nuk do ta kishte miratuar fillimisht nismën”, thekson Ben Meir për Gazeta Blic.Sipas tij, Kosova duhet t’i ketë tri kushte që të bëhet pjesë e kësaj nisme, njëri ndër ta është që të trajtohet si shtet i pavarur dhe i barabartë.

“Megjithatë, që Kosova të anëtarësohet, ajo duhet të insistojë në tri kushte kritike:

- Advertisement -

1) Ballkani i Hapur duhet të mbetet apolitik dhe të fokusohet vetëm në projektet e përbashkëta ekonomike, bashkëpunimin në energji, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe produkteve dhe zhvillimin e biznesit, duke e bërë atë tërheqës për investitorët e jashtëm.

2) Kosova do të duhet të trajtohet si shtet i pavarur dhe si partner i barabartë në të gjitha aspektet me çdo vend tjetër që po i bashkohet nismës Ballkani i Hapur.

3) Shtetet anëtare duhet të sigurojnë që Rusia të mos ndikojë në aktivitetet përmes përfaqësuesit të saj, Serbisë. Unë besoj se miratimi i ministrit të Jashtëm rus Lavrov nuk duhet të merret në vlerë”, vlerëson eksperti amerikan.

Ben Meir ka përmendur edhe ndryshimin e qëndrimit të Malit të Zi lidhur me këtë nismë.

“Mali i Zi ka ndryshuar qëndrim sepse siç tha kryeministri Abazoviç, “Unë e shoh nismën e Ballkanit të Hapur si ndihmë për krijimin e përbashkët të një të ardhmeje të progresit ekonomik, ….Çdo iniciativë që mund të çojë në përparim dhe pajtim do të ketë mbështetjen e qeverisë malazeze”, deklaron profesori amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit