2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Çmimet e larta të naftës: Një vajzë e mbush plotë rezervarin dhe ikën pa paguar

Rekomandime

Kamerat e vëzhgimit në një pikë karburanti të Tioil në Kiseljak të Bosnjës kanë filmuar një vajzë duke ikur pa paguar pasi kishte mbushur plotë rezervarin e veturës së saj.

Siç shihet edhe në video, vajza i kërkon punëtorit që t’i mbushë me karburant veturën dhe më pas është largohet me shpejtësi nga pika e karburantit. Teksa ai po mbushte karburant, ajo ndaloi te dera e automjetit dhe kur ai mbaroi dhe priti që ajo të paguante, ajo hipi në veturë dhe iku.

- Advertisement -

Në automjet i është ngarkuar karburant në vlerë 200 marka boshnjake apo 102.50 euro sipas kursit aktual të këmbimit.

“Kjo nuk është e pazakontë. Nuk jam i tronditur nga kjo, nuk është hera e parë dhe as e fundit që ndodh diçka e tillë. Është më lirë të paguash një gjobë prej 150 markash se sa 200 marka karburant”, thonë nga kompania.

“Në shtatë ditët e para ajo ka mundësinë të paguajë 50 për qind më të ulët gjobën. Për një dënim prej 75 markash ajo merr 200 marka karburant. Në fund vetëm ne mbetemi të dëmtuar. Mund të them vetëm se nuk është e vërtetë që kjo shumë i zbritet pagës së punonjësit. Kompania e përballon atë kosto”, tha për Dnevni Avaz pronari i pompës Tioil, Tihomir Matosevic, duke shtuar se ky nuk është një rast i rrallë.

- Advertisement -

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit