1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Johnson krahason Putin me Millosheviçin: Mendon për Kievin si serbët për Kosovën

Rekomandime

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me ish-presidentin e Serbisë, i akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviçin.

Gjatë një interviste dhënë për Sky News, ai tha se Putin ka gabuar në “mënyrë katastrofike”, kur vendosi të sulmojë Ukrainën.

- Advertisement -

“Të gjithë ne në qeverinë britanike kemi lexuar esenë e tij për Ukrainën, që e publikoi verën e kaluar. Ai në mënyrë thelbësore e vlerësoi gabimisht Ukrainën. Ishte sikur të lexonit për Sllobodan Millosheviçin që fliste për Kosovën.

Millosheviçi mendonte që Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb. Mendoj që Putini mendon njëjtë për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks”, theksoi ish-kryeministri britanik.

“Është një gabim total. Ukrainë është një kulturë evropiane e lirë dhe e pavarur me identitetin e saj, me ambiciet dhe fatin e saj. Ai bëri një gabim thelbësor”, shtoi Johnson.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit