0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pritja e Borrellit nga takimi Kurti-Vuçiq, ky është mesazhi i tij

Rekomandime

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ndarë një mesazh dhe disa fotografia nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nëpërmjet Twitter-it, Borrell ka thënë se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

- Advertisement -

Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë qasje konstruktive”, ka shkruar ai.

Takimi trepalësh në Bruksel ka nisur në ora 17:00.

Një konferencë për media pas takimit, pritet ta mbajë vetë Borrell, për të njoftuar lidhur me rezultatet e takimit mes dy liderëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit