4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjermania në ‘aksion’, NATO i kundërpërgjigjet planeve të Serbisë e Rusisë

Rekomandime

Lëvizja e fundit e NATO në Ballkan ka shuar planet serbo-ruse për skenarë destabilizues.

- Advertisement -

Zyrtarë gjermanë të mbrojtjes thanë dje se po shqyrtojnë mundësinë të dërgojë trupa shtesë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s pas dhunës dhe tensioneve javëve të fundit në veri të Kosovës.

“Me një kërkesë të koleges sime austriake Klaudia (Tanner), ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual (parlamentar) për të lehtësuar Austrinë,” tha ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. NATO-ja vendosi trupa shtesë në Kosovë pas tensioneve që shpërthyen që nga 26 maji në veri të vendit ku grupe protestuesish serbë dolën në rrugë duke kundërshtuar vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Gjatë përIeshjeve në fund të muajit maj mbetën të pIagosur të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse. Diplomatët perëndimorë janë vënë në përpjekje që t’i bindin Kosovën dhe Serbinë në uljen e tensioneve duke përmbushur tre kërkesa të Bashkimit Evropian që përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

- Advertisement -

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në një kohë kur as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve me gjithë thirrjet e tyre. I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitës në Prishtinë e Beograd në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri të Kosovës, tha se takimet me udhëheqësit e dyja vendeve i kanë ndihmuar në qartësimin e hapave të ardhshëm për shtensionimin e situatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit