3.3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Si po e projekton Erdogani, “Turqinë e Madhe” euro-aziatike

Rekomandime

Nga Giancarlo Elia Valori

- Advertisement -

Turqia po ndjek aktualisht këto synime:së pari të bëhet një fuqi rajonale euro-aziatike; së syti të bashkojë të gjitha grupet etnike turkmene nga Anatolia në Xinjiang; dhe së treti të bëhet një vend udhëheqës në botën myslimane sunite.

Me një referencë specifike ndaj qëllimit të parë, marrëdhënia midis Turqisë dhe SHBA-së është në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit. Presidenti turk, fajëson Shtetet e Bashkuara për krizën që pësoi lira turke në gushtin e 2018-ës, dhe jo pa arsye, ndërkohë nuk merr parasysh strategjinë amerikane në Siri, ku Turqia ka arritur një marrëveshje të qëndrueshme me federatën ruse, dhe në dhjetorin e vitit të kaluar edhe me Iranin.

Në Siri, Turqia dëshiron mbi të gjitha të shmangë stabilizimin e një zone të madhe kurde. Fillimisht, Ankaraja mendoi se në Siri, ashtu si në vende të tjera, “pranvera” arabe do të favorizonte organizatat e Vëllazërisë Myslimane, të cilat do t’i mundësonin asaj të rriste rolin e vet, dhe të zgjeronte ndikimin në mbarë botën arabe.

- Advertisement -

Kjo mund të shpjegojë edhe ashpërsinë fillestare të Erdoganit kundër Sirisë. Sidoqoftë, situata në Siri u zhvillua në një mënyrë të ndryshme, dhe Erdogani u përshtat me lehtësi, për të qenë në anën e fituesve. Udhëheqësi turk, i ka bombarduar kohët e fundit kurdët në Afrin të Sirisë, pasi ai dëshiron të fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale të planifikuara për në 31 mars.

Nacionalizmi anti-kurd, është ende një faktor fitues në nivelin elektoral. Për më tepër, qeveria e AKP e presidentit, është gjithnjë e më shumë e varur nga koalicioni me Partinë e Lëvizjes Kombëtare (MHP) (e njohur edhe si Partia Nacionaliste për Veprim), e cila është trashëgimtare e ideologjisë së Ataturkut, dhe një forcë që kundërshton me forcë çfarëdolloj negocimi me kurdët.

- Advertisement -

Vrasja e gazetarit Xhamal Kashoxhit në Turqi, ishte një çështje e trajtuar në një mënyrë të caktuar nga Erdogan për të dëmtuar fuqinë saudite në të gjithë Lindjen e Mesme, dhe dëmtuar aleancën midis Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, ai sërish nuk pati sukses në këtë drejtim. Riadi e ruajti sferën e vet të influencës në Lindjen e Mesme, dhe Shtetet e Bashkuara mbetën aleatja e saj e palëkundur. Një tjetër faktor strategjik i rëndësishëm, është mbështetja e qartë që Turqia i ka dhënë Vëllazërisë Myslimane. Në fakt, ajo po financon ndërtimin e shumë xhamive në Afrikë dhe në Amerikën Latine, duke ringjallur kësisoj kështu mitin e Perandorisë Osmane, si kështjella e fundit e islamit sunit dhe e kombit turk.

Turqia vazhdon të strehojë shumë udhëheqës operativë të Vëllazërisë Myslimane, që janë arratisur nga Egjipti pas rënies së Morsit, dhe grushtit të shtetit të Al-Sisit. Mbështetja e Erdoganit për Hamasin është e mirënjohur, dhe Hamasi është krahu i armatosur palestinez që riciklon fonde të mëdha, kryesisht në bankat turke.

Marrëveshja e fundit me Iranin, bazohet në faktin se Turqia dhe Irani kanë të njëjtat interesa në Siri. Shumë vite më pare, përplasja u përqëndrua në një lidhje turko-izraelite, si një kundërpeshë e një marrëdhënie dypalëshe midis Sirisë dhe Iranit. Por Erdogani nuk dëshiron më marrëdhënie të ngushtë me shtetin hebraik, dhe vizioni iranian dhe ai turk mbi çështjen palestineze është i njëjtë.

Projekti turk për një vend të përbashkët islamik në Kombet e Bashkuara ekziston ende, por ajo do të dëshmonte një hegjemoni tashmë të arritur, dhe të pamundur për Turqinë mbi të gjithë botën islamike. Sa popullata me origjinë turke ekzistojnë në Azi dhe Afrikë, ta cilët Erdogani dëshiron t’i përdorë në projektin e tij neo-osman?

Në Azerbajxhan jetojnë shumë turq, të cilët përbëjnë 62.1 për qind të popullsisë. Një numër i konsiderueshëm turqish jetojnë edhe në Uzbekistan, por s’ka ende statistika të besueshme. Ka rreth 150 mijë turq në Kazakistan, por të ashtuquajturit turq “etnikë” janë edhe më shumë.

Në Turkmenistan, gati të gjithë banorët janë me origjinë turke, konkretisht 4.248.000 njerëz. Në Kirgizstan, populli është një grup etnik me origjinë turke, që përbën 70.9 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Strategjia e zbatuar nga Erdogan, për të ndërtuar “Turqinë e Madhe” aziatike, është e bazuar mbi të gjitha në fuqinë e butë. Kjo padyshim do të thotë shkëmbime të mëdha tregtare dhe ekonomike në rajonet “turkmene” të Azisë Qendrore, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, tekstilit dhe shërbimeve.

Megjithatë, fuqia e butë turke forcohet me shpërndarjen e serialeve televizivë popullorë, si dhe me shkëmbimet universitare dhe prozelitizmin islamik, në një konkurrencë të qartë me Arabinë Saudite. Ekziston edhe një aspekt ushtarak në këtë ndikim të butë strategjik:Turqia po trajnon disa oficerë nga Republikat e Azisë Qendrore, në kuadër të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Në nivelin ekonomik, Turqia siguron fonde, teknologji dhe portet e saj mesdhetare për grupet etnike turke në rajonin e Azisë Qendrore, ndërsa merr në këmbim naftë dhe gaz. Natyrisht që depërtimi i Turqisë nuk pëlqehet nga Rusia, por deri më tani nuk ka pasur tensione specifike midis dy vendeve.

Duhet gjithashtu të kujtojmë, se ka një prani të madhe të popullatave turke që ende jetojnë në federatën ruse, si Tofalari në Siberinë Jugore, përveç 4 republikave turke të Azisë Qendrore, dhe të vetmes që flet persisht (parsi), konkretisht Taxhikistani. Në Rusi, ka edhe zona turke që flasin në kufijtë e Azisë Qendrore, me tatarët në Krime dhe në kufirin midis Xinjiangut kinez dhe Rusisë Qendrore.

Është e qartë se bërthama e gjeopolitikës turke në rajon, është bashkimi i të gjitha zonave turke.

Por vlen të kujtohet se në fillim të mijëvjeçarit të parë Para Krishtit, popullsia turke u përhap në Azinë Qendrore duke filluar nga malet Altai në Mongolinë Perëndimore. Ajo u asimilua më pas nga popullatat e mëparshme nomade.

Por në shekullin XI, turqit u rishfaqën në kufijtë e Azisë së Vogël, në Anadoll, që në atë kohë kontrollohej nga grekët. Shumë turq të kohës, ishin mercenarë që u shërbenin arabëve dhe persëve, por në vitin 1037 u themelua Perandoria Selxhuke, domethënë një shtet me origjinë turke, i lindur në Iranin Verilindor, i cili shpejt pushtoi vetë Iranin, si dhe Irakun dhe pjesën më të madhe të Lindjes, duke ndjekur gjurmët e Aleksandrit të Madh.

Vlen të kujtojmë se në atë kohë, turqit ishin një pakicë që sundonte një shumicë të madhe të turqve të tjerë, iranianëve dhe arabëve. Më vonë, me shpërbërjen e perandorisë bizantine dhe armene të Azisë Qendrore, turqit – i vetmi grupim i armatosur dhe homogjen – u ngjitën në pushtet edhe atje, dhe kjo çoi në një turqizim të masave, duke filluar nga elitat e tyre në pushtet.

Ndaj, kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Azinë Qendrore, me ekspansionin e ri kulturor, etnik dhe politik të Turqisë të Turqisë. Është rikthimi i Turqisë aktuale në origjinën e saj historike dhe politiko-ushtarake

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit