12.1 C
Pristina
Tuesday, October 29, 2024

LAJMI I FUNDIT: Ndërrojnë jetë dy të burgosur në Kosovë

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i informoi sot se, pas një sëmundje të gjatë, vdiq i burgosuri M.R.

- Advertisement -

Ai ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan më 23.10.2024, në gjendje të rënduar shëndetësore, si pasojë e një sulmi ishemik në tru një vit më parë dhe po trajtohej në Njësinë Shëndetësore të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Më 26 tetor, me rekomandimin e mjekut të Njësisë Shëndetësore, ai ishte dërguar në Repartin e Neurologjisë të Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku, pas trajtimit, ishte liruar me përmirësim të gjendjes shëndetësore. Gjatë transportit për në Stacionarin e Dubravës, gjendja e tij u përkeqësua, dhe ekipi mjekësor u detyrua ta dërgojë në Spitalin e Istogut. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë rreth orës 19:50, me vdekjen që u konstatua nga mjekët e Spitalit të Istogut.

- Advertisement -

“Gjithashtu, ju informojmë se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur me jelek të burgut në dhomën e tij i burgosuri me inicialet A.G. Menjëherë pas zbulimit të rastit, oficerët korrektues dhe stafi shëndetësor i Qendrës ndërmorën të gjitha përpjekjet e nevojshme, duke e nisur me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme” thuhet në njoftim të SHKK-së.

Shërbimi Korrektues bëri të ditur se ka themeluar një Komision Hetues për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të ndjerëve. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes për të dyja rastet” përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura