13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Serbia ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake, i janë ofruar kufirit deri në 50 metra

Rekomandime

Serbia ka rrethuar Kosoven 48 baza ushatare pergjate kufirit qe ndane dy vendet.

- Advertisement -

E para është vendosur në Mojstirin Lindor.

Prej kësaj pike në juglindje të shtetit, Republika e Serbisë ka shtrirë edhe 27 baza tjera ushtarake përreth vijës kufitare me Kosovën deri në cep, vendin e quajtur Cvore, shkruan Klan Kosova.

Përgjatë 350 km kufi, Ushtria e Serbisë është e ndarë në tri brigada.

- Advertisement -

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin të katërtës, e shtrirë përskaj pjesës lindore të Kosovës.

Në këtë zonë ushtria mbanë edhe artileri, përveç trupave që janë afër 300, krahas oficerëve tjerë në dy brigadat e dislokuara pak mbi veri të Kosovës.

- Advertisement -

Të gjitha bazat ushtarake serbe shtrihen në distancë nga 50 metra, që është ajo në Magjerë, e deri në afër 4 km larg brezit kufitar.

Fare pak më i vogël, është numri i bazave të xhandarmërisë që Serbia po ashtu i ka funksionale krejt afër Republikës që ende e mbanë në Kushtetutë si territor i saj.

Janë pak mbi 20 sosh. Këto nisin në Ribar, e përfundojnë në Buhiç të Preshevës. Objekti më i afërt, vetëm 15 km larg kufirit kosovaro-serb është ajo në Merdare.

Në to nuk ka shumë personel, disa edhe janë të braktisura krejt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit