2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

17 flamuj të Amerikës valëviten para Qeverisë, aktivisti që i vendosi tregon cili ishte mesazhi

Rekomandime

Aktivisti, Arlind Imeri ka vendosur 17 flamuj përball objektit të Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Imeri thotë se arsyeja e vendosjes së këtyre flamujve është për t’ia përkujtuar Qeverisë së Kosovës dhe disa deputetëve që Kosova nuk duhet të dal jashtë kornizave të SHBA-vë.

“Arsyeja e vendosjes së këtyre flamujve është me i përkujtu deputetë dhe qeverinë që nuk duhet me leju me dal jashtë kornizave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koordinimit me ta”, tha Arlind Imeri për Insajderin.

Ai thotë se i kanë vendos 17 flamuj për shkak të datës 17 shkurt.

- Advertisement -

“Janë arsyet e datës 17 shkurt. Kemi dashtë me simbolizu datën e pavarësisë të cilën pa ndihmen e Amerikës nuk do te arrinim kurrë”, tha ai./ Gazeta Insajderi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit