15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Haradinaj: Frikësona prej COVID-19, pas çdo kontakti pastroj duart me sapun, por dasmat duhet të mbahen!

Rekomandime

Lideri i AAK-së, ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se si gjithë njerëzit edhe ai frikësohet nga virusi COVID-19.

- Advertisement -

Por sipas tij, nuk duhet bllokuar e gjithë jetesa, por që njerëzit duke pasur kujdes vazhdojnë edhe jetën.

Madje Haradinaj tha se është absurde të mos lejohet qarkullimi pas orës 22:30, pasi njerëzit automatikisht po detyrohen të mblidhen më tepër para kësaj ore.

“Pse mos mi lënë njerëzit me lëviz me kerr mas 22:30 kujt ia ia përhap ai p.sh virusin?. Është mysafir e ka me shku në katun të vetin, pse mos me udhëtu ai? S’ka kafe e restorante qel, le të vazhdon. Disa ide të ndalesave janë ëbrë pa kalkulim. S’ka arsye me i ndalë njerëzit për qarkullim. Se po i detyron me dal të gjithë para 22:30. Nëse dikush ka me shku në Dragash, duhet me u qu në 4 apo pesë me shku”, tha Haradinaj në TV Dukagjini.

- Advertisement -

Gjithashtu Haradinaj tha se është pro-mbajtjes së dasmave në Kosovë. Madje ai tha se nëpër plazhet e Shqipërisë ka aq shumë shqiptarë, sa ngjiten me njëri-tjetrin nëpër plazhe.

“Jam për me u mbajt dasmat, p.sh shkoj në Shqipëri, isha në Vlorë krejt i ki të Kosovës, në Durrës i ki të Kosovës, janë në plazh njerëzit si në ditë të pazarit. Pse mos mi mbajt na dasmat, p.sh në një distancë, nëse është e paraparë 1 metër e gjysmë distanca, nëse ka dezinfektues. Kemi mujt me shku pak më përpara, p.sh mi thënë pronarit të sallës së dasmave i ki këto kushte për mbajtje të dasmave. Kisha shku ka ideja që shkollat me fillu, çerdhet poashtu. Fëmija duhet me shku. E shoh ministrin Zemaj se është në kohë të vështirë, është kohë e vështirë edhe për udhëheqjen e Hotit e duan me çdo kusht me mbajt gjendjen nën kontroll, por duhet krijuar ekipe të ekspertëve ekonomik për t’u marrë me këto çështje”, shtoi ai.

- Advertisement -

Haradinaj tha se shpreson që dalëngadalë të lirohet edhe ritmi i lëvizjes në gjithë Kosovën, ku shtoi se në familjen e tij nuk pati ndonjë person të infektuar me koronavirus.

“Unë shpresoj se shkojmë më tutje gradualisht, duke e liru jetën. Normal që i frikona virusit, për veti për nanën që unë e shoh çdo mëngjes. Pas çdo kontakti i laj duart me sapun, me çka të qëlllon, pastaj hezitoj me nejt shumë afër me shumë njerëz, nëse kam pas afërsi bëj dezinfektim, e përdori edhe maskën. Deri tash se kemi pas askush, por s’do të thotë që s’kemi me pas. Kjo është jo shumë e njohur, i ka disa specifika. Një polic që më përcjell mua gruaja e tij e ka pas dy javë, por ka disa ndodhi të çuditshme. Është më mirë me i thënë popullit, runu por mos u ndalni në jetë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit