Ukraina ka pranuar se forcat e saj kryen suIme ndaj flotës ruse dhe portit në Sevastopol në Krime në fund të muajit të kaluar.
Një platformë e financimit të qeverisë tha se më 29 tetor 2022, dronët detarë goditën anijet ruse, në një operacion të kryer ekskluzivisht nga pajisje pa pilot.
- Advertisement -
Platforma tha se dronët të vegjël dhe të shpejtë kishin dëmtuar tre anije ruse, duke përfshirë Admiral Makarov, një anije luftarake fregate që është gjithashtu flamurimbajtëse e flotës ruse të Detit të Zi.
Autoritetet ruse pranuan dëmtimin e një minahedhëseje, por jo të ndonjë anijeje tjetër detare. Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur se Makarov ishte dëmtuar rëndë.
Kostoja e çdo droni detar vlerësohet në 250,000 dollarë. /abcnews.al