Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë lëvduar qasjen e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, në dialogun me Kosovën. Kërkesa e paplotësuar e ndërkombëtarëve nga Vuçiqi mbetet sanksionimi i Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës.
Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, thotë se Kosova do ta pësojë, nëse Serbia i vendos sanksione Rusisë.
Ai thotë se Kosova duhet t’i “mbledh mendtë” dhe të veprojë në kohë, që të mos përsëritet ajo që ndodhi me marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
“Nëse Serbia ia qet sanksionet Rusisë, kemi me i la duart. Më mire të mbledhim mendtë e t’i grahim punëve përpara, se kemi me përfundu si me demarkacionin me Malin e Zi, dhe si atehërë që pësuam duke i bë gjërat me vonesë, ashtu do ta pesojmë edhe tani!”, ka shkruar Peci në Facebook.
Ndërkombëtarët po i kërkojnë Qeverisë kosovare që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti, që e kundërshton themelimin e tij, dje ka zbuluar gjashtë kushtet e tij për pranimin e Asociacionit.