10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Do t’i qërojmë hesapet”, familja Nura nga Skënderaj reagon pas publikimeve të Getinjos ndaj Xhulit

Rekomandime

Publikimi i audioincizimit dhe bisedave të Getinjos me modelen e njohur, Xhuliana Nura ka marrë përmasa të mëdha në rrjet.

- Advertisement -

Krejt kjo nisi pas një debati që Nura kishte nisur me banoren e Big Brother, Vivien, kjo e fundit në lidhje dashurie me rep artistin, Getinjon.

Pas publikimit të atyre bisedave, familjari i Xhulianës, Bekim Nura ka thënë se banorët duhet të luajnë lojën pastër pa u përzier banorët që nuk janë më pjesë e lojës, në të kundërtën “do t’i qerojmë hesapet”.

“Nuk është mirë ai veprim çka ka bo Getinjo, është gjest i ulët shumë. Se di a është në dijeni ai se Xhuli ka familje edhe nuk lejojmë poshtërsime të tilla. Le të tregohet më i matur se ndryshe mund t’i qerojmë hesapet, ajo pa familje nuk është”, ka thënë ai për Insajderin

- Advertisement -

Sipas tij, çkado që ka ndodhur jashtë nuk duhet të ndikojë keq për ata brenda, pasi pas pak kohe të gjithë do të dalin nga aty dhe nuk i dihet si do të shkojnë raportet e tyre.

“S’kanë me nejt edhe shumë aty, kështu që ma mire me pas raporte të mira. Kur të dalin, me dikë kanë m =e mbet shokë e dikë jo, por veprimi i getinjos nuk ka qenë aspak i mirë”, ka thënë ai për Insajderin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit