Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje lidhur me bastisjen që po ndodh tash e më shumë se tetë orë në banesën e Adil Behramajt.
Në një përgjigje nga zëdhënësi i Speciales, Christopher Bennett është shprehur se Specialja nuk komenton për hetimet e veta.
“Ju faleminderit për qasjen. ZPS nuk komenton mbi hetimet e veta”, thuhet në përgjigjen e shkurtë të tyre.
Megjithatë, sot në ora 08:30, Specialja ka zbarkuar në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramajt për një bastisje e cila po vazhdon edhe tani.
Lidhur me këtë bastisje kanë reaguar nga shoqëria civile në Kosovë duke e konsideruar edhe si ndërhyrje në punën e mediave.