Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish ushtar i UÇK-së në Zonën e Shalës

0
77

Ka vdekur njëri nga ish ushtarët më të dalluar të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Shefki Pajaziti.

I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe tani veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjetet sociale.