0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Media kroate: Lajm i madh nga Brukseli, edhe dy ditë na ndajnë që Kosova të njihet nga Serbia si shtet i pavarur

Rekomandime

Mediat kroate shkruajnë se edhe dy ditë na ndajnë që Kosova të njihet nga Serbia si shtet i pavarur.

- Advertisement -

Teksa citojnë burime nga BE, “Jutarji” i Kroacisë shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve pa bisedime të mëtejshme në takimin kokë me kokë të dy liderëve të hënën në Bruksel edhe pse ka kërcënime nga Rusia për Serbinë.

“Presim që ta pranojnë propozimin, nuk presim diskutim për përmbajtjen e tekstit të propozimit pasitë dy liderët janë njohur me tekstin prej kohësh. Bisedimet do të jenë më shumë të fokusuara rreth zbatimit të atij dokumenti, duke përfshirë afatet kohore”, u shpreh për gazetarët në Bruksel një zyrtar i lartë i BE-së, duke folur përpara takimit të së hënës.

Ai më tej shtoi se si Vuçiç edhe Kurti në takimet e shumta të mëparshme me përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë e kanë pranuar marrëveshjen në parim, prandaj nga takimi i së hënë në Bruksel presim rezultate konkrete.

- Advertisement -

I njëjti burim bëri me dije se pjesa më e vështirë e bisedimeve do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, diçka që Kurti e kundërshtoi. Por Bashkimi Evropian thotë se ky detyrim duhet të përmbushet pa kushte.

Sipas tij, me pranimin e propozimit për marrëveshjen bazë, automatikisht pranohet zbatimi i detyrimit të Asociacionit. Edhe ky është pjesë e propozimit evropian pasi të gjithë liderët e BE-së e kërkuan atë së bashku me konkluzionet e mbledhjes së Këshillit Evropian.

- Advertisement -

Benefitet e këtij pakti

Zyrtari i lartë i BE-së pranoi se ky propozim nuk është marrëveshja gjithëpërfshirëse që BE-ja ka synuar, por është maksimumi që është i mundur në rrethana.

“Shumë thonë se kjo marrëveshje do të thotë njohje de facto. Ashtu është, marrëveshja do të thotë realisht njohje de facto”, tha ai dhe shtoi se BE-ja beson se të gjithë do të përfitojnë nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, do të ofrojë shumë mundësi ekonomike dhe do të ndihmojë në rrugën drejt BE-së dhe Kosovës e Serbisë.

Një burim i lartë nga BE-ja tha se është e qartë se Rusia po përpiqet të bëjë presion ndaj Beogradit që të mos e pranojë këtë marrëveshje, por BE-ja ka marrë informacione nga presidenti Vuçiç se mesazhe të tilla nga Rusia nuk kanë ndikuar tek ai. “Ky propozim ka mbështetjen e fortë të të 27 anëtarëve të BE-së. Rusia, përmes ambasadorit të saj në Beograd, dërgoi mesazhe se tani nuk është koha për atë marrëveshje, se duhet të presë derisa të krijohet një rend i ri botëror. Mesazhet e tilla i shohim si presion ndaj Vuçiçit për të refuzuar propozimin. Mirëpo, nuk shohim se ky presion nga Rusia ka ndikim tek Vuçiç, por vetëm tek një pjesë e opozitës në Serbi”, ka bërë me dije zyrtari i lartë i BE –së.

Hapat e ardhshëm varen nga qëndrimet që do të mbajnë palët në këtë takim

Edhe i dërguari i Posaçëm i BE mbi dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka komentuar në lidhje me takimin që do të mbahet në Bruksel më 27 shkurt.

Sipas tij ky takim është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm varet nga qëndrimet që do të mbajnë palët. Lajçak tha gjithashtu se tashmë ka ardhur koha që të dy vendet ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin franko-gjerman, e më pas të diskutohet për implementimin e tij.

“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij”, është shprehur konkretisht ai. Ai shtoi se pas këtij momenti do të diskutohet në lidhje me detaje të tjera.

Lajçak thekson se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

“Të gjithë e dinë se çfarë presim nga takimi, të gjithë e dinë se ku jemi”, ka cituar Lajçak.

Në lidhje me planin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,në fjalën e tij në Kuvendine Kosovës u shpreh: “Nuk është se ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Pra, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit