Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar diskutimet në Kuvendin e Kosovës lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj ka thënë se kryeministri Kurti po bën përpjekje të shfajësohet për pranimin e Asociacionit.
“Pa pikën e marres PDK e LDK po e akuzojnë Albin Kutin për Asociacionin, ndërkohë që e kanë votuar vetë në Kuvend.
E Kurti, po ashtu pa pikë marre, po përpiqet të shfajësohet për pranimin e Asociacionit, përderisa kauzën politike e ka ndërtuar duke e kundërshtuar atë”.
“Shumë tragjike, për të qenë komike”, ka shkruar Mushkolaj.