MILLOSH KOPILIQI ISHTE SHQIPTAR. SERBËT IA MBATHËN NGA BETEJA KURSE SHQIPTARËT QËNDRUAN DER NË FUND. KOSOVA, QENDËR E LËVIZJES SHQIPTARE PËR LIRI
Ishte Nina Smirnova, pothuajse e vetmja nga historianët rusë, që mori përsipër detyrën e vështirë, tepër të vështirë, që me fakte e dokumente, nga njëra anë t’i kundërvihej gjithë këtij vreri antishqiptar që, sa vinte e rritej e, nga ana tjetër, t’i bënte të qartë publikut të gjerë rus të vërtetën e asaj që po ndodhte në Kosovë dhe shumë të vërteta të tjera për ne si komb e për historinë tonë. Në mënyrë tepër të saktë ajo i bënte të qartë publikut të gjerë rus se këta autorë (autorët rusë – shënimi im) “praktikisht nuk marrin parasysh palën shqiptare, nuk marrin parasysh interesat dhe pikëpamjen e vetë popullsisë shqiptare të Kosovës (kosovarëve), mendimet e tyre për atë që po ndodh aty” (Libri – Kosova, Aspekte ndërkombëtare të krizës. Moskë, .1999. fq. 79).
Foto: Nina Smirnova
Shumica e historianëve e politikanëve rusë, duke u mbështetur në tezat serbe, gjithmonë kanë shkruar e folur se “ Kosova është toke e shenjtë serbe”, se “ajo është djepi i serbizmit” se “ajo për serbët është si Jeruzalemi për çifutët” etj. etj. (Me gjëra të kësaj natyre jenë të mbushura libra, artikuj, referate, e deri citate politikanësh rusë, përfshi edhe ata më kryesorët).
Nina Smirnova në shume studime, artikuj e intervista i është kundërvënë haptazi këtyre pretendimeve serbe, të përsëritura me shumice në Rusi, duke shkruar se “Kosova për herë të parë ka hyrë në përbërje të Serbisë mbas Luftës Ballkanike 1912-1913” dhe se “Përcaktimi për Kosovën si krahinë serbe, e banuar kryesisht me shqiptarë, i përhapur gjerësisht në literaturën publike (ruse – shenimi im) më e pakta është i gabuar” (Po aty fq.116).
Në të gjithë veprimtarinë e vet shkencore, ajo nuk e shkëpuste luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi. Për të, ajo vazhdimisht ka qenë një e tërë, e pandarshme, pavarësisht se në ç’krahinë a në ç’periudhë bëhej. Duke dashur t’i kundërvihej disa kolegëve të vet dhe të shpjegonte shkaqet e vërteta për atë që po ndodhte në Kosovë në vitet 90-të, ajo shkruante se “Shkaqet e konfliktit në Kosovë shkojnë thellë në shekuj dhe i kanë rrënjët në historinë e luftës së popullit shqiptar për pavarësi kundër pushtuesve të huaj”.
Literatura publike ruse është e mbushur me legjendat serbe për Betejën e Fushë Kosovës të vitit 1389, ku gjithçka paraqitet si luftë midis serbëve dhe turqve. Dhe kjo është e kuptueshme, mbasi për ta ajo “është tokë e shenjtë serbe”. Nina Smirnova, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për historinë dhe autoktoninë e shqiptarëve në Kosovë, është marrë shumë herë me këtë temë, duke e trajtuar në shumë artikuj e studime. Në të gjitha këto materiale, ajo ka mbrojtur tezën se lufta a Fushë – Kosovës ka qenë një betejë e koalicionit ballkanik (serbë, shqiptarë, boshnjakë, bullgarë etj.) kundër turqve. Madje, duke u bazuar në fakte e dokumenta të nxjerra nga arkivat serbe, ajo shkruan se “heroi i kësaj beteje, Millosh Kopiliqi, ai që vrau Sulltan Muratin, ka qenë shqiptar”. Është tepër interesant pohimi i saj, se “mbasi serbët ia mbathën nga fusha e betejës, shqiptarët luftuan deri në fund…”(Letër drejtuar kryetarit të Bashkisë së Moskës. datë 24. 3. 2001).
Duke u bazuar në materiale të arkivave serbe (ku ajo ka punuar shumë herë), në vazhdim të tezës së luftërave të përbashkëta të serbëve dhe shqiptarëve kundër të njëjtit armik, disa herë ajo ka shkruar për pjesëmarrjen në to si aleate në luftërat midis Austrisë dhe Turqisë në vitin 1689-1690 dhe 1737-1739.
Kosovën ajo e cilëson si “Qendër të lëvizjes çlirimtare shqiptare” (Broshurë. Çështja shqiptare: Ku qëndron thelbi i saj. Moskë, 1998. fq. 38). Në këtë kuadër një rëndësi të posaçme i ka kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si një lidhje mbarëshqiptare.
________
Titulli: Rusia dhe Kosova: shënime të një diplomati
Autori: Shaqir Vukaj
Botues: Enriko Kuço, 2007
HARTA:
KOSOVO, Battle of Kosovo 1389: قوصوه مل حمى كبى اسى
A very rare broadside with Ottoman script showing the Battle of Kosovo was made in the series of large separately published maps by the Turkish War Office the late Hamidian period as a part of intellectual propaganda to revive patriotic sentiment.
AUTHOR
Istanbul Royal War Office, under protection of Ahmed Muhtar Pasha.
PLACE AND YEAR
Dersaadet [Istanbul]: Istinsah Aydın 1907.
https://www.facebook.com/groups/239021140336034/?multi_permalinks=1192466301658175&ref=share