Nga nesër “Prishtina Mall” hap dyert për qytetarët, por hapja e kësaj qendre u përcoll me lajme jo të mira, ku i pranishëm ishte edhe i dyshuari për fajde.
Por kjo del të mos jetë e vetmja gjë, pasi ish bashkëshortja e njërit nga investitorët në këtë qendër tregtare, Luljeta Aliu, ka akuzuar ish bashkëshortin e saj, pronarin faktik të Minimax.
Aliu ka akuzuar ish bashkëshortin, si pronar faktik i Minimax dhe investitor në Prishtina Mall, se ua ka humbur të drejtën e kompensimit të pagave punëtorëve, se nuk e ka deklaruar veten pronar juridik me qëllim që ta dëmtojë atë gjatë procedurave të ndarjes.
Po ashtu analistja Aliu ka akuzuar ish bashkëshortin e saj se i ka ikur obligimit për pagesën e nevojshme të alimentacionit për fëmijët.
“Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, me një pronar faktik, i cili mendon se mund të jetë i dhunshëm ndaj gruas, sepse mundet. I cili mundohet ta nxjerrë gruan e fëmijët në rrugë, vetëm pse ajo e ka lajmëruar për dhunë në polici. I cili mendon se gruas nuk i takon asgjë nga ajo çka është ndërtuar gjatë martesës, sepse ai mendon gruaja nuk ka të drejta, por vetëm detyrime.” – shkruan Aliu.
Postimi i plotë:
Urime 8 marsi, simboli i betejës për barazi!
Nesër hapet një qendër tregtare, që është ndërtuar duke shkelur barazinë.
Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, që bëjnë falsifikime të nënshkrimeve në kontrata fiktive me kohëzgjatje të ndryshuar për punëtorët, vetëm sa për t’ua humbur të drejtën e tyre në kompenzim të pagave.
Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, biznes multimilionësh që sistemi i drejtësisë e mbron, e që mediat investigative nuk e prekin për shkak të interesit që kanë nga pagesat e kësaj kompanie për marketing.
Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, njëri pronar faktik i sëcilës nuk e ka deklaruar veten fare si pronar juridik, me qëllim që ta dëmtojë bashkëshorten e tij gjatë procedurave të ndarjes së pasurisë.
Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, njëri pronar faktik i sëcilës e krijon një kontratë të rrejshme për veten gjoja se është punëtor i thjeshtë me rrogë 600 euro, sa për t’i ikur obligimit për pagesën e nevojshme të alimentacionit për fëmijët e tij.
Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, me një pronar faktik, i cili gjatë procedurave të shkurorëzimit i zbrazë dhe mbyllë xhirollogaritë bankare, vetëm sa për pamundësuar qasjen në pasuri të përbashkët për bashkëshorten e tij, e cila kërkon të shkurorëzohet për shkak të dhunës në familje.
Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, me një pronar faktik, i cili pronën e blerë dhe ndërtuar me mjete të krijuara gjatë martesës e regjistron në emër të babait të tij, me qëllim që bashkëshortja e tij të mos ketë qasje në pasurinë që i takon asaj sipas ligjit.
Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, me një pronar faktik, i cili mendon se mund të jetë i dhunshëm ndaj gruas, sepse mundet. I cili mundohet ta nxjerrë gruan e fëmijët në rrugë, vetëm pse ajo e ka lajmëruar për dhunë në polici. I cili mendon se gruas nuk i takon asgjë nga ajo çka është ndërtuar gjatë martesës, sepse ai mendon gruaja nuk ka të drejta, por vetëm detyrime.
Prishtina Mall, me një ndër investitorët Minimax, me një pronar faktik, i cili pa të drejtë i tërheq të gjitha kursimet e fëmijëve të tij nga xhirollogaria e përbashkët që kishin krijuar me bashkëshorten për fëmijët e tyre.
E po, këta janë aksionarë në Prishtina Mall. E unë jam ajo ish-bashkëshortja.