Sadri Ramabaja, analist e aktivist i VV-së, është përplasur ashpër me Vehbi Kajtazin, që po ashtu është analist.
E gjithë erdhi për shkak të diskutimeve mbi përkujtimet që ia bëri Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dy figurave serbe, Oliver Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqit.
Në kuadër të përplasjes, u përdorën terme të rënda, përfshirë “rrugaç, i paditur”.
“Nuk e vranë as pse e donte Kosovën, as pse po e luftonte Kosovën, por e vranë për hesape te veta…Sa i përket kryeministrit që po thotë e kam përkujtu, le ta përkujton, por duhet me ia rikujtu që të gjithë heronjtë e Kosovës nuk i kujton.” – vlerësoi Kajtazi.
“Mund të gjejmë figura më pozitve, por Ivanoviqi i akuzuar për vrasjen e mbi 50 shqiptarëve, çka gjen këtu të mirë” – deklaroi Kajtazi.
“Kam përshtypjen që i mësuar me gjuhën e propagandës, nuk shkëputet dot dhe unë e kuptoj. Pikëpamjet janë krejtësisht të ndryshme.” – deklaroi Ramabaja.
E këtu ndërhyri Kajtazi.
“O gjuhën e propagandës e keni ju.” – ia kthen Kajtazi Ramabajës.