Gashi përmes një postim inë Facebook, i revoltuar ka pyetur se ‘kush po i manipulon provat për vrasjen?’, ‘Kush po i vjedh mostrat?’ por edhe shumë pyetje të tjera.
Ai ka renditur një sërë pyetjesh në drejtim të prokuroritë.
Gashi tutje ka pyetur edhe kush po ‘shpërblehet’ për kthimin e mostrave të Deharit.
Gashi ka përmendur edhe Naser Makollin dhe Sylë Hoxhën
Më poshtë shkrimi i plotë:
Prokuror, fol!
Kush e vrau Astritin? Kush po i manipulon provat për vrasje? Kush po i vjedhë mostrat? Kush po i kthen mostrat e vjedhura? Kush po hetohet për manipulim të provave e kush për vjedhje të mostrave? Kush po “shpërblehet” për kthimin e mostrave?
Prokuror, tregoji Arses kush ia vrau babain, kush e nxiti vrasjen, kush po e fshehë vrasjen, e kush po manipulon me prova të babait të saj, të cilin – baba – ajo nuk e ka takuar kurrë!
Prokuror, tregoji Artës, gruas se Astritit, kush i manipuloi, kush i bëri të papërdorshme dhe kush i dërgoi provat e manipuluara në Zvicër.
Prokuror, tregoji Albanës, motrës së Astritit, kush nuk po lejon që të zbulohet rasti i vrasjes së Astritit.
Prokuror, tregoji znj. Xhemile dhe z. Avni, prinderve të Astritit, kush po nderhynë, që 7 vite, në rastin e zbulimit të vrasjes së Astritit.
Prokuror, tregoji opinionit publik, sic keni bërë vitin e kaluar përmes dy deklaratave në media, herë me dy gjetje, e herë me pesë, të ekspertizes shtesë të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zvicër, pse nuk po e publikoni edhe pjesën ku ata e kanë vërtetuar se provat që janë dërguar në Zvicër kanë qenë te paperdorshme dhe të manipuluara.
Prokuror, tregoji opinionit kush i dërgoi në Zvicër dy pliko të zbrazëta me, kinse, mbetjet e thonjve të Astritit.
Prokuror, tregoji opinionit se si e siguruat një shkresë nga Instituti i Forenzikes në Kosovë – pasi që është vërtetuar nga zvicranët që janë dërguar plikot e zbrazëta – ku ata e arsyetojnë prokurorinë se nuk kane dërguar fare mbetje të thonjve të Astritit sepse paskan “shpenzuar” të gjitha mbetjet e thonjve për ekspertizen e bërë në Kosovë.
Prokuror, tregoji opinionit pse nga mbetjet e dhjetë thonjve nuk janë ruajtur, se paku, disa, që të mund të bëhet ekspertizë e dytë dhe që me ekspertizen nga Instituti ne Zvicër lehte të vërtetohej ADN-ja e personit te tretë që e ka vrarë Astritin.
Prokuror, pse nuk e fton si dëshmitarë gruan e Naser Makollit (i cili ishte ne qeli të njejtë me Astritin per 78 ditë), pas deklarimeve të saj publike – qe konfirmon se burri i saj ka pasur njohuri se cfarë po i bëjnë Astritit.
Prokuror, tregoji gruas së Naser Makollit se si është e mundur që ai te mbetet ne Qendrën e Paraburgimit në Prizren edhe 1 muaj pas vrasjës së Astritit, e pastaj, bashkë me gardianet e Qendres në fjale, të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku kanë qëndruar të njejtit gardiane të Prizrenit, duke mos e lenë “pa percjellje” te tyre, derisa edhe vet Naseri vdiq aty, në mënyrë misterioze – nga “sulmi në zemer”, disa muaj pas vrasjës së Astritit.
Prokuror, me trego mua, si avokat i familjes Dehari, se cfarë po ndodhe me kallezimin penal te ushtruar nga familja Dehari, kunder ish-kryeprokurorit Syle Hoxha, i cili tentoi qe, si prokuror i shtetit, vetem 13 dite pas vrasjes se Astritit, ta mbylle rastin si vetevrasje.
Prokuror, me trego mua se cfare po ndodhe me kallezimet penale qe i ka ushtruar familja Dehari, kunder personave pergjegjes per mundesimin e publikimit, ne televizion, te incizimeve te koridorit te Qendres se Paraburgimit ne Prizren, para se kete incizim ta kishte edhe vet Prokuroria.
Prokuror, te lutem me njofto lidhur me paraqitjen e kallezimit penal nga familja Dehari, kunder atyre qe i derguan ne Zvicer provat e manipuluara.
Prokuror, te lutem na trego te gjitheve se a te ndihmoi deputeti Haki Abazi me deklarimin e tij, si deshmitar, lidhur me risite qe dukej se vetem ai i dinte.
Prokuror, FOL!