Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të pritet nesër në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nga Qeveria kanë bërë të ditur se takimi do të mbahet nga ora 11:00.
Escobar është duke qëndruar në një vizitë dyditore në Kosovë, ku sot është takuar me liderët e partive opozitare.
Po ashtu, Escobar nesër do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Vizita e tij po ndodhë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.