2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pasi ia dogjën garazhën, gazetari i RTK-së merr një mesazh tjetër kërcënues: Mos ha m** shumë

Rekomandime

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi disa ditë më parë njoftoi se dikush ia ka vënë flakën garazhës së shtëpisë së tij, me qëllimin për ta frikësuar.

- Advertisement -

Ai ndërkaq, sot ka bërë të ditur se ka marrë një tjetër mesazh kërcënues të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi.

“Mos ha m** shumë.” – duket se shkruan në një pjesë të dritares së shtëpisë së tij.

- Advertisement -

Ndërkaq, ditë më parë për kërcënimin që iu bë, ai tha se nuk ia kanë arritur që ta frikësojnë.

“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!” – ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit